Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT.
Kallëzimi është bërë për ‘shpërdorim detyre’, pasi sipas IKMT duke iu referuar shembjes së objektit 5-katësh në Dhërmi, zyrtarët nuk kanë raportuar për ndërtimin pa leje.
Njoftimi:
Sipas kallëzimit, zyrtarët akuzohen për mosushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë. Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje.









