-sidi education-spot_img
32.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Porti i ri tregtar në Durrës i jepet privatit, Rama: Do ta bëjmë me PPP

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për portin e ri të mallrave, në Porto Romano. Porti do të jetë në duart e privatit.

Pra do të ndërtohet me PPP. 46% e vlerës së investimit do të financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër, 54%, shumica do të financohet nga kompania ndërtuese.

Ndryshe nga porti për marinën, kryeministri Edi Rama dha se fituesi i portit tregtar do të bëhet me garë të hapur ndërkombëtare.

“Do të zhvillojmë një proces në PPP, në proces partneritet publik privat, sepse PPP-të nuk janë akte kriminale, por formula ekonomike, që kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut, funksionojnë në favor të publikut.

Kur bëhen si formula e skanerëve, bëjnë që publiku të paguajë kusure që publiku nuk i ka. Gara do të jetë e hapur, por dihet që kush nuk mund të hyjë. Presim kompani nga vendet mike dhe partnere. Do të mirëpresim me krahëhapur.

Porti ka edhe pjesën ushtarake, që është tjetër gjë nga pjesa që do të nisë punën dhe natyrisht na duhet që cilado kompani që do të marrë përsipër operimin e portit, por edhe të jetë nga një vend jo hotsil ndaj NATO-s” tha ai.

FOTO/ Qeveria prezanton portin e ri te Porto Romano, lidhja me Prishtinën dhe Strugën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit