Pas kritikave të Lionel Messit, arbitri spanjoll, Antonio Mateu Lahoz nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje këtë Botëror, me vendimin e marrë nga FIFA pas polemikave të shumta në sfidën çerekfinale midis Holandës dhe Argjentinës.
Sfida mes skuadrës së Van Gal dhe asaj të Skalonit u bë ndeshja me më shumë kartonë në Botëror, me plot 14 lojtarë të ndëshkuar.
Lahoz nuk do të jetë më në Botëror, me katër sfida të mbetura deri në finalen e 18 dhjetorit.









