-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 6 vitesh po përfundon gjykimi i të akuzuarve të sulmit terrorist në Nice

Kryesoret

Pas 6 vite e gjysmë pas sulmit terrorist të 14 korrikut 2016 në Nice po përfundon gjykimi i 8 të akuzuarve të cilët vranë 86 persona dhe plagosën 200 të tjerë.

Sulmi la plagë të thella në Francë.

Brutaliteti i sulmit të tunizianit, Mohamed Lahouaieg Boullel i tronditi të gjithë edhe pse ai e vuajti dënimin që në momentin që kreu aktin pasi u vra menjëherë nga policia.

Sipas prokurorisë shteti Islamik mori përgjegjësinë për arsye thjesht oportuniste.

Procesi për të akuzuarit që ndihmuan Bouellel ka nisur që prej muajit shtator nuk ka marrë shumë vëmendje nga publiku.

Por për 2000 paditësit civilë ky gjyq është shumë i rëndësishëm.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg për dy nga personat që e njihnin vrasësin si dhe për atë që e furnizoi me armë vrasësin.

Për pesë të pandehurit e tjerë që ishin gjithashtu të përfshirë në prokurimin e armëve, prokuroria kërkoi burgim nga dy deri në dhjetë vjet.

Sipas prokurorisë vrasësi dyshohet se ka pasur për qëllim sa më shumë viktima dhe për këtë arsye veprimet e tij kanë qenë jashtëzakonisht të dhunshme.

Të martën më në fund mund të ketë një vendim në Paris.

Një hap i rëndësishëm për familjarët e viktimave dhe një ngushëllim i vogël që tashmë prokuroria ka kërkuar falje për gabimet dhe lëshimet e bëra gjatë procesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit