-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria priste të ekstradohej, Gjykata italiane liron nga burgu Davide Pecorellin!

Kryesoret

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij në janar 2021 për t’i shpëtuar borxheve do të lirohet nga burgu vetëm dy ditë pas arrestimit të tij. Gjykata e Apelit e Perugias, me kërkesën e Prokurorit së Përgjithshëm, nuk e ka lënë në fuqi arrestimin e bërë më 10 dhjetor nga stafi i komisariatit të kryeqytetit Umbrian ndaj Davide Pecorellit, 47 vjeç.

Kërkesa e Shqipërisë dhe prokurorisë Pukë për të ekstraduar biznesmenin do të shqyrtohet pa masë sigurie. Biznesmeni akuzohet nga organet e drejtësisë shqiptare për mashtrim, deklarata të rreme, përdhosje varresh, pengim të drejtësisë, dëmtim, zjarr dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Më tej, sërish me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm, u urdhërua lirimi i tij, shkruan Ansa. Ditën e shtunë, pas arrestimit të tij,  reagoi edhe policia shqiptare e cila tha se pritet ekstradimi i tij.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull.

Nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias kishte rezultuar se në janar 2021, Davide Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë. Brenda makinës së djegur u gjetën mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit