-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia e borës “kërcënon” SHBA-në, autoritetet thirrje qytetarëve: Blini ushqime!

Kryesoret

Një mot shumë i ftohtë pritet të godasë sot Shtetet e Bashkuara Veriperëndimore dhe Jugperëndimore, duke sjellë stuhi të forta që mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe trafikut.

Stuhia e dimrit kërcënon të shkaktojë shkatërrime nga Idaho dhe Wisconsin në Arizona dhe New Mexico deri të enjten, ndërsa lëviz ngadalë në lindje, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS).

Paralajmërimet për stuhi janë lëshuar për pjesë të Wyoming, Montana, South Dakota dhe Nebraska ku bora pritet të arrijë 2 këmbë. Sipas NWS, erërat do të arrijnë shpejtësinë 97 kilometra në orë.

“Bëni gati lopatat tuaja, blini ushqime dhe kontrolloni se çfarë furnizimesh të tjera ju nevojiten. Rrugët do të jenë të vështira për t’u kaluar”, thanë shërbimet e urgjencës në Pennington County, Dakota e Jugut, përmes Twitter

Shumë zona shkollore në Idaho, Dakota e Jugut dhe Nebraska vonuan fillimin e mësimeve sot për shkak të motit të keq. Disa shkolla nuk funksionuan fare. Stuhi priten gjithashtu në Minesota dhe Wisconsin. Në disa zona do të formohet ngrica që mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike.

Temperatura në këtë rajon mund të bjerë deri në -29 gradë Celsius. Në kushte të tilla, një person mund të marrë ngrirje, përderisa lëkura e tij është e ekspozuar, brenda 30 minutave. Në jug, në Arizona dhe New Mexico, priten erëra të forta dhe reshje bore në male.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit