Përfaqësuesja marokene nuk ndalet pasi u bë përfaqësuesja e parë afrikane në histori që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror tani Youssef En-Nesyri kalon Ronaldon.
Sulmuesi me goditjen me kokë arriti të ekzekutonte një gol i cili ia doli të thyente edhe rekordin e Cristiano Ronaldon për kërcimin më të lartë në futboll.
Kërcim i cili u realizua me një shkëputje 2.7 metra.
Ronaldo kishte realizuar një kërcim të lartë në kohën kur luante për Juventusin, për të shënuar gol kundër Sampdorias me një goditje me kokë në vitin 2019.
Sulmuesi portugez, i cili u eliminua nga Botërori nga goli i En-Nesyrit, u ngrit në një lartësi prej 2.4 metra.
Më pas ai u përshëndet për atletizmin e tij mbinjerëzor pas golit.
Por ylli i Sevillas, En-Nesyri i çoi gjërat në një nivel krejtësisht të ri me golin e tij.
Të dy janë të gjatësisë 1.87 metra, por goditja në çerekfinale e En-Nesyrit e pa atë të kërcejë 30 centimetra më lart se Ronaldo tre vjet më parë.