-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti ukrainas miraton ligjin për pakicat, mbron të drejtat edhe të rusëve në mesin e luftës

Kryesoret

Parlamenti ukrainas ka miratuar një ligj për pakicat kombëtare, një kërkesë kyçe për anëtarësimin e vendit në BE, siç raportohet nga mediat e huaj.

“Një total prej 324 anëtarësh të parlamentit votuan në favor të shfuqizimit të një projektligji të vjetër dhe miratimit të një të ri”, tha deputeti ukrainas Yaroslav Zhelezniak në Telegram.

Projektligji është krijuar për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, duke përfshirë të drejtat për identifikim, përdorimin e gjuhës, arsimin, pjesëmarrjen në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

“Votova për të gjitha ligjet e nevojshme që na hapin rrugën për t’u bashkuar me BE. Ne presim vendime pozitive për Ukrainën. Ukraina është Evropa”, tha Oleksandr Korniyenko, nënkryetari i parë i parlamentit ukrainas

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit