-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesi tregon emocionet për finalen: E dinim, edhe pse e nisëm me humbje!

Kryesoret

Lionel Mesi mund t’i gëzohet një tjetër finaleje të Botërorit, një tjetër mundësie për të bërë të vetën atë trofe që është më i kërkuari nga populli argjentinas. Ndaj edhe vetë “Pleshti” ka pranuar se ishe shumë i emocionuar pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, pasi shihte skuadrën e tij përsëri aty ku kishin kërkuar që në fillim të ishin, në finalen e Botërorit.

“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim.

VIDEO/ Messi me shokë ‘kockë e fortë’ për kroatët, Argjentina finalistja e parë e KATAR 2022!

Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.

Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, tha Mesi pas sfidës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit