-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA gati të dërgojë sistemet e mbrojtjes raketore “Patriot” në Ukrainë!

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po finalizojnë planet për të dërguar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët për CNN.

Plani i Pentagonit ka ende nevojë për miratim nga sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin, përpara se t’i dërgohet presidentit Joe Biden për nënshkrimin e tij, por miratimi pritet në fund të kësaj jave, thanë tre zyrtarë që folën në kushte anonimiteti.

Sigurimi i raketave patriotike tokë-ajër do të avanconte llojet e sistemeve të mbrojtjes që Perëndimi po dërgon për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmet ajrore ruse dhe mund të shënojë një përshkallëzim të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit.

Gjatë një video-konference të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i tha udhëheqësve të Grupit të Shtatë fuqive industriale se vendit të tij i duheshin raketa me rreze të gjatë veprimi, tanke moderne, artileri dhe bateri raketash dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore të teknologjisë së lartë për t’iu kundërvënë forcave ruse, pas sulmeve të tyre që kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Ai tha gjithashtu se mbrojtja e objekteve energjetike të Ukrainës nga raketat ruse dhe dronët iranianë “do të jetë mbrojtja e të gjithë Evropës, pasi me këto goditje Rusia po provokon një katastrofë humanitare dhe migratore jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë BE-në”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit