Vijojnë tensionet në pjesën veriore të Kosovës. KFOR po negocion me serbët lokalë për të bërë të mundur heqjen e barrikadave nga rrugët. KFOR patrullon situatën nga ajri dhe po me helikopter furnizon trupat me ushqime.
Gjatë ditës së sotme, në Beograd do të qëndrojnë këshilltarë të Presidentit francez dhe kryeministrit të Gjermanisë për të diskutuar mbi këtë çështje me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë në Kosovë qëndron i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili sot është takuar me opozitën. Për këtë çështje, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.