-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, KFOR: Të shmanget çdo përshkallëzim i ri

Kryesoret

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë, ndonëse në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë incident.

Lidhur me situatën e krijuar atje, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjedhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Më tej KFOR-i ka theksuar se mbetet  jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, të dielën bëri të ditur se KFOR-i ka kërkuar pak kohë në mënyrë që të reagoj për heqjen e barrikadave që janë vendosur në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit