-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca studentore, Ilir Meta: Sot nuk është më arsimit prioriteti, por oligarkët!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi nga Konferenca Studentore e PL-së se, studentët duhet të jenë prioritet në çdo diskutim për buxhetin.

Ai u shpreh se për këtë qeveri prioritet nuk është arsimi por oligarkët dhe fondet shkojnë për PPP dhe rrugë që nuk bëhen kurrë ose kushtojnë 10 herë më shumë se vendet e BE.

‘Pse duhet të vuanit ju dhe të mundoheni tërë ditën, qoftë edhe duke punuar që të vazhdoni studimet dhe duke humbur një kohë shumë të çmuar për t’iu përkushtuar shkollës dhe dijeve tuaja. Ç ‘është ajo mendje e marrë që mendon se duke mos mbështetur studentët, pedagogët, universitetin do të arrijë të demoralizojë të rinjtë e këtij vendi që janë pasuria e këtij vendi apo të kërrusi pedagogët që kanë nevojë për një mbështetje për të bërë me cilësi punën e tyre për të dhënë dije larg çdo presioni politik por edhe larg vështirësive ekonomike financiare. Por çfarë keni kërkuar ju nga një shtet që vetëm i varfër nuk mund të jetë në kushtet e sotme, por është i papërgjegjshëm.’, tha ndër të tjera Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit