-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtohet numri i viktimave në Katar, ndërron jetë punonjësi i sigurimit

Kryesoret

Organizatorët e Kampionatit Botëror në Katar kanë konfirmuar vdekjen tragjike të punëtorit të sigurimit, John Njau Kibue.

Sipas njoftimit Kibue humbi jetën si pësojë e një rënie të rëndë në stadiumin “Lusail” të shtunën pak pasi u organizua ndeshja çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës.

Ngjarja pason lajmin e hidhur që doli në orët e para të mëngjesit të së shtunës se gazetari amerikan Grant Wahl fatkeqësisht humbi jetën teksa raportonte për ndeshjen në zonën e mediave.

Sipas dëshmitarëve viktima ra nga një lartësi e konsiderueshme

Një tjetër burim i tha “The Guardian” se viktima kishte rënë nga çatia e stadiumit pranë hyrjes “Gate 30”.

24-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin Hamad ku më vonë u konfirmua se ai ishte në gjendje kritike para se të shpallej tragjikisht i vdekur të martën.

Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë përmes një dekaratë.

“Me keqardhje ju njoftojmë se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit të tij mjekësor, ai fatkeqësisht ndërroi jetë në spital të martën më 13 dhjetor, pasi ishte në repartin e terapisë intensive për tre ditë. Janë informuar të afërmit e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi u zbulua se një shtetas filipinas i kontraktuar vdiq në bazën stërvitore të Arabisë Saudite më herët gjatë turneut.

Punëtori, i cili po përpiqej të rregullonte dritat në një parkim makinash në Resortin Sealine, thuhet se ka rënë me kokë në beton pasi humbi ekuilibrin ndërsa po ecte pranë një automjeti.

Të paktën 6,500 punëtorë emigrantë kanë vdekur në Katar që kur fituan të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2010.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit