Ka ndërruar jetë edhe 6-vjeçari, i cili ishte në gjendje kritike pasi ra në një liqen të ngrirë në Anglinë qendrore të dielën.
Tre djem të tjerë, të moshës 11, 10 dhe tetë vjeç, u nxorrën nga ujërat e akullta të liqenit Babs Mill në Solihull të dielën pasdite dhe vdiqën pak minuta më pas.
Britania po goditet nga një valë e ftohtë dhe borë që mbuloi pjesën më të madhe të vendit të dielën mbrëma dhe të hënën. Temperatura e së dielës mbrëma ishte më e ulëta e regjistruar këtë vit.
“Me pikëllim të madh njoftojmë se pasditen e sotme djali 6-vjeçar i cili ishte në spital ka humbur betejën me vdekjen”, tha Policia e West Midlands në Twitter.
Oficerët po vazhdonin të kontrollonin liqenin pasi kishte raporte të pakonfirmuara se fëmijë të tjerë mund të kishin rënë në momentin e thyerjes së akullit.
Por sot kanë bërë të ditur se ky hetim tashmë ka përfunduar.