-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja! Yuri Kim takoi KLP-në, Rama i ashpër: Kreun e SPAK-ut s’e zgjedh SHBA-ja

Kryesoret

Zgjedhja e kreut të ri SPAK -ut ka thyer heshtjen e kryeministrit Edi Rama që ka reaguar me një postim të fortë paraditen e sotme, si pëgjigje edhe për një paralajmërim të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Diplomatja takoi anëtarët e KLP-së dhe u kërkoi që të mos ndikohen në vendimin për pasuesin e Arben Krajës, por kreu i qeverisë u kërkon që të mos dëgjojnë askënd. Ai thotë se kreun e ri të SPAK-ut nuk e zgjedh qeveria, por thekson “ambasada jo e jo”.

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër” tha Edi Rama.

I preferuari i SHBA-së duket se është Altin Dumani përballë Edvin Kondilit që sipas burimeve gazetareske preferohet nga pushteti.

Fakti që ambasadorja amerikane ka bërë disa reagime publike lë të kuptohet qartë se lobimi që po bëhet është shumë i fortë.

Paralajmërimi i fortë! Kim takon KLP-në: Kujdes me zgjedhjen e shefit të ri të SPAK-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit