-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Projekti i Portit të Durrësit” Bozdo: Vjedhja më “harbute” e bërë ndonjëherë

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ka denoncuar sërish projektin Portit të Durrësit. Bozdo e ka ka quajtur projektin vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë.

“Qeveria ka vendosur që të hapë garën ndërkombëtare për një projekt qe kushton 390 milionë euro, pasi ka hartuar së bashku me konsulentin ndërkombëtar, të gjitha studimet përkatëse.
Pyetjet që ne ngremë sot janë:
Perse kjo skemë nuk u zbatua edhe me projektin e ndërtimit të apartamenteve, hoteleve dhe marinës, dmth në projektin Alabar që kushton 2 miliardë euro?
Përse, gara që zv/kryeministria Balluku e konsideron të domosdoshme, nuk u aplikua edhe ne rastin e projektit Alabar?

Përse u negociua drejtërsëdrejti me Alabar, pa hapur garën dhe vendosur kritere specifike?
Perse 80 deri në 150 ha i jepen pa garë Alabar për të ndërtuar dhe fituar?
Perse Alabarit i falen 150 milione euro ne taksa?
Përse toka e ndërtimit i jepet me 1 euro, ndërsa për Portin e ri të Durrësit u dashka hapur gara?

Përse nuk u mor një konsulent ndërkombëtar që të përgatitej një projekt ndërkombëtar dhe i gjithë projekt të tenderohej ndërkombëtarisht?
Cilin standard duhet të besojmë: atë që qeveria prezanton përpara ambasadorëve, apo atë që Rama zbaton me mikun e tij Alabar?

E vërteta është se i zënë ngushtë përpara opinionit publik për aferën e ndertimeve ne portin ekzistues, Rama dhe qeveria e tij premton garë ndërkombëtare përpara ambasadorëve! E bën këtë ngaqë është zënë me presh në dorë ndërsa vjedh Durrësin dhe Portin e tij.
Projekti i ndërtimeve “Alabar” është vjedhja më e madhe e pronës publike, korrupsioni më harbut dhe arrogant që kjo qeveri ka bërë ndonjëherë”, tha Bozdo. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit