-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku u “zgjua” pas 100 ditësh, eksperti te “5pyetjet.al”: Gabimi dhe “kampi i internimit”

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u “zgjua” dje teksa po bën 100 ditë në detyrë duke bërë disa ndryshime të forta. Rikthime emrash të vjetër dhe lëvizje duke marrë dhe çuar në Akademinë e Policisë figura të njohura.

Asnjë element i ri, asnjë frymë e re. I pyetur nga “5pyetjet.al” si e shikon këtë lëvizje në momentin që të gjithë po prisnin bilancin e 100 ditëve të para, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, e cilëson dështim.

Duhet t’i kishte bërë në fillim ndryshimet, dy javët e para, i jepte frymëmarrje, nxitje dhe motivim dhe më pas të kërkonte llogari. Ky i bëri në fund.

Edhe 100-ditëshin nuk e realizoi dot. Objektivat. Me detyrën kryesore që i dha Edi Rama për të gjetur Ervis Martinajn, nuk u gjet. Të tjerat janë kupolë, rokadë emrash. Këta kanë akademinë e policisë që e kanë kthyer si “kamp internimi”.

Aty janë po këta. Si do i promovojmë të rinjtë? Kanë ikur, kanë ardhur, kanë ikur në Akademi, janë ngritur në detyrë!!! Çfarë fryme po u japim njerëzve?!

Kanë mbaruar shumë akademinë jashtë edhe ikën, sepse nuk promovohen. Perëndimi harxhon miliona, shteti i lë rrugëve këta. Ku janë emrat e rinj?” tha ai te “5pyetjet.al”.

Ndryshimet nga “blutë”, Rrumbullaku i jep “rivalit” policinë e Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit