-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia bombardon Kievin me dronë

Kryesoret

Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi kryeqytetin Kiev me dronë të prodhuar në Iran duke dëmtuar 2 njësi administrative.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se shpërthimi ndodhi në Shevçeniski, një rajon në qendër të qytetit. Mbetet e paqartë nëse ka patur njerëz të lënduar.

Ushtria e Ukrainës tha se rrëzoi 13 dronë Shahed, i njëjti lloj dronësh, që Rusia ka përdorur për të goditur një sërë objektivash në qytete të ndryshme të vendit.

“Një sulm masiv me dronë mbi Kievin. Është e qartë se ushtria ruse ndihet e sigurt vetëm kur sulmon qytetet në paqe”, shkroi në një postim në Twitter Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Bashkimi Europian shtoi sanksionet ndaj Iranit gjatë kësaj jave për shkak të furnizimim të Rusisë me dronë që po përdoren në luftën e Moskës ndaj Kievit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit