Luiziana në SHBA prej ditësh është goditur nga dhjetëra tornado dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur nënë e birë.
Ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur djaloshin 8-vjeçar të martën në mbrëmje në një zonë pyjore pranë shtëpisë së shkatërruar të familjes në Kithvol, një fshat me 300 banorë.
Ai dhe nëna e tij u gjetën të vdekur nën rrënoja në një rrugë sipër shtëpisë.
Një burrë është dërguar në një spital lokal, por nuk dihet serioziteti i plagëve të tij.
Në të njëjtën kohë, tornadot kanë goditur edhe Teksasin dhe si pasojë e të cilave u përmbys një avion i vogël.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) 80 tornado u raportuan në Teksas, Luiziana dhe Misisipi nga e marta mbrëma deri në orët e para të së mërkurës.