-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA goditet nga dhjetëra tornado, gjenden të vdekur nënë e bir

Kryesoret

Luiziana në SHBA prej ditësh është goditur nga dhjetëra tornado dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur nënë e birë.

Ekipet e shpëtimit gjetën të vdekur djaloshin 8-vjeçar të martën në mbrëmje në një zonë pyjore pranë shtëpisë së shkatërruar të familjes në Kithvol, një fshat me 300 banorë.

Ai dhe nëna e tij u gjetën të vdekur nën rrënoja në një rrugë sipër shtëpisë.

Një burrë është dërguar në një spital lokal, por nuk dihet serioziteti i plagëve të tij.

Në të njëjtën kohë, tornadot kanë goditur edhe Teksasin dhe si pasojë e të cilave u përmbys një avion i vogël.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) 80 tornado u raportuan në Teksas, Luiziana dhe Misisipi nga e marta mbrëma deri në orët e para të së mërkurës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit