Një 41-vjeçar, shtetas iranian është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi shpërndante lëndë narkotike në kampin e azilantëve.
Ai, së bashku me një 21-vjeçare furnizonin me ekstazi kampin. Policia ka bërë me dije se janë sekuestruar 76 tableta droge.
“Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi iranian M. J., 41 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se ka siguruar 76 tableta lënde të dyshuar narkotike ekstazi, me qëllim shpërndarjen e tyre, në një qendër për të huajt, në Durrës.
Në vijim, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. H., 21 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase pasi ka fshehur tabletat e lëndës së dyshuar narkotike ekstazi, në një qese me produkte ushqimore, ka tentuar t’i dërgojë ato, në qendër.“- ka njoftuar policia.