Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi në Çim Peka Live se një nga banorët e pallatit që pritet të shembet në Kombinat ka ndërruar jetë sot për shkak të situatës së shkaktuar atje.
Këlliçi tha se banori e ka përjetuar me dhimbje urdhrin për të lënë apartamentin. Ai tha se familja e Agim Bozhiqit ka hapur dyert e mortit.
“Para një ore jam vënë në dijeni nga banorët se shtetasi Agim Bozhiqi ka ndërruar jetë për shkak të kësaj situate dhe për shkak se ishte një nga banorët e pallatit. Mazniku apo kushdo tjetër nga bashkia e Tiranës, bëjnë mirë që familjes së të ndjerit t’i kërkojnë jo ndjesë publike, por t’i çojnë drita dhe ujë aktualisht që ta respektojnë mortin dhe të ndjerin që kanë në banesën e tyre”- ka thënë ai.