-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Felix kërkon largimin nga Atletico, dëshiron të luajë për PSG

Kryesoret

Sulmuesi portugez, Joao Felix besohet se po kërkon largimin nga Atletico Madrid në janar pas prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit spanjoll, Miguel Angel Gil Marin ka deklaruar hapur se lojtari mund të largohet në dimër nëse gjen ofertën e duhur.

Atletico Madrid thuhet se ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për Felix, për të cilin interesim ka shprehur Arsenali dhe Manchester Unitedi.

Sipas “Le Parisien”, PSG-ja është gjithashtu e interesuar për 23-vjeçarin, pasi kampionët në fuqi të Ligue 1 po kërkojnë të shtojnë një tjetër sulmues në skuadër.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, në një intervistë për  “SoccerNews” ka thënë se PSG-ja është opsioni i zgjedhur i Felix.

“Unë nuk mendoj se Felix do të shkojë në Arsenal sepse ai dëshiron të luajë për PSG. PSG do të ishte opsioni nëse ai largohet nga Atletico”, ka thënë Di Marzio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit