-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin për anëtarësim në BE

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar këtë të enjte aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian në Republikën Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.

“Ne jemi sot [14 dhjetor] së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe”, tha Osmani.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha përmes një deklarate me shkrim se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për paraqitjen e aplikacioneve janë të përcaktuara me Traktatin e BE-së”, tha Pisonero.

Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se “çdo vend evropian”, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.

Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.

Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit