-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një shekull marrëdhënie diplomatike, Yuri Kim: lidhja SHBA-Shqipëri përtej çdo qeverie

Kryesoret

Këtë vit, Shqipëria dhe SHBA-ja kanë mbushur plot një shekull marrëdhënie diplomatike. Kjo është bërë dhe shkak që ambasada të publikojë dhe një dokumentar për lidhjen mes dy vendeve.

“100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies. Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj,” ka bërë me dije ambasada.

Ambasadorja Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhënia mes dy vendeve tona, kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person.

“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit