Është caktuar arbitri kryesor i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës
Bëhet fjalë për arbitrin nga Polonia, Szymon Marciniak i cili do ta drejtojë ndeshjen më të madhe të karrierës së tij.
41-vjeçari është bërë polaku i parë që gjykon finalen e një Botërori.
Marciniak ka vendosur drejtësinë në fushë në dy përballje këtë Botëror, në ndeshjen Argjentinë-Australi dhe në ndeshjen Francë-Danimarkë.