Tornadot që kanë goditur ditët e fundit SHBA-të ka sjellë vdekjen e 3 personave në Luiziana si dhe shkatërrime të mëdha.
Mediat e huaja gjithashtu raportojnë se moti i keq ka lënë dhjetëra njerëz pa energji elektrike.
Rreth 11 milionë njerëz në Florida dhe Georgia janë ende duke u përballur me kërcënimin e tornadove.
Në Luiziana, zyrtarët kanë konfirmuar deri më tani tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e stuhisë.
Në një incident, një grua 56-vjeçare pranë New Orleans u vra pasi një tornado shkatërroi shtëpinë e saj.
Komunitetet në të gjithë shtetin raportuan dëme të rënda, duke përfshirë linjat e energjisë elektrike të rrëzuara dhe ndërtesat e shembura.
Në Jefferson Parish shtëpitë dhe bizneset në zonë kanë pësuar dëme katastrofike.