Një 49-vjeçar nga Bosnja është raportuar i zhdukur në Vlorë. Policia ka bërë me dije se kallëzimin e kanë bërë familjarët e tij, ditën e djeshme.
Ky i fundit kishte rreth 24 orë që nuk kishte kthyer në banesë dhe nuk kishte komunikuar me familjen.
“Më datë 14.12.2022, familjarët e shtetasit boshnjak A. P., 49 vjeç, kanë kallëzuar se që prej datës 13.12.2022 kanë humbur kontaktet me 49-vjeçarin. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” ka bërë me dije policia.