-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Vodhën me dhunë një shumë parash në një banesë me qira në Vlorë, arrestohen tre persona

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona pasi dy ditë më parë kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në një banesë me qira të marrë nga dy vajza të huaja.

Altin Toto 39-vjeç dhe Klajdi Bani 41 vjeç (i dënuar për vrasje në Greqi) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hyrë me forcë në banesën me qira në lagjen “1 Maj” nga dy vajza të huaja dhe nën kërcënim me një send pistoletë lodër i kanë vjedhur 500 euro, një aparat celular samsung dhe një dokument udhëtimi.

Më pas këta të dy janë ndihmuar edhe nga Orland Plepi 33 vjeç, ku i ka larguar nga Vlora drejt Tiranës me makinën tip “Audi” me qëllim fshehjen nga kontrollet e policisë. Gjatë kontrollit fizik policia i ka gjetur 33-vjeçarit një sasi lënde narkotike e dyshuar kannabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit