-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati për kreun e SPAK-ut: Mora në pyetje kryeministrin, deputetë dhe zyrtarë të lartë

Kryesoret

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi përpara komisionit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shprehur se është një nga kandidatët që ka aftësitë e duhura profesionale, hetimore dhe menaxhuese për të qenë në krye të këtij institucioni.

Ai foli për punën e tij 24 vite ku renditi disa nga hetimet më të bujshme, ndërsa përmendi faktin që ka marrë në pyetje zyrtarët më të lartë të shtetit.

Jam në hetimin e skuadrës së parë hetimore mes Shqipërisë dhe Francës për grupet kriminale. Kam çuar për gjykim zyrtarë të lartë për dekriminalizimin.

Në kohën që ishte prokuror te Krimet e Rënda, ishin të akuzuar dy deputetë, hetimet janë kryer në kohë reale. Për 17 ditë janë mbyllur hetimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Janë thirrur zyrtarët e lartë të shtetit që nuk kishte parë ndonjëherë derën e prokurorisë, nga kryeministër, ish-kryeministër, deputetë. Kërkova të hiqet mandati për dy deputetët” tha ai.

Drejtuesi i SPAK ka rolin e menaxherit. Nëse do votohesha nga ana juaj bëj me dije se qenia drejtues nuk më heq titullin e prokurorit dhe krahas menaxhimit, vetë drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësitë e tij, sidomos në ngarkesën e institucionit.

Drejtuesi duhet të japë vëmendjen e duhur në çështjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtuesi, jo vetëm të bëjë menaxherin, por në çështje sensitive të jetë pjesë e grupit hetimor për të dhënë edhe eksperiencën e tij.

Drejtuesi duhet të japë kontributin e tij edhe pranë gjykatës së lartë në rastet e praktikave njehsuese. Drejtuesi duhet të udhëheqë gjithë trupën në betejë dhe asnjë prokuror që zbaton ligjim të mos ndjehet i vetmuar” tha ai.

Xholi: Nëse më besoni në krye të SPAK-ut do të godas korrupsionin në nivele të larta

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit