-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë dy drejtorët që Rrumbullaku i dërgoi në “internim”?

Kryesoret

Akademia e Sigurisë, sipas profesorit Ervin Karamuço konsiderohet si “internim” për policinë.

Rrumbullaku u “zgjua” pas 100 ditësh, eksperti te “5pyetjet.al”: Gabimi dhe “kampi i internimit”

Me ndryshimet e fundit zyrtare të bëra nga drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku dy drejtorë janë dërguar në Akademinë e Sigurisë. Bëhet fjalë për Alfred Çepen, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Fierit dhe Lufti Minxhozin, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare.

“Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë;
Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë,” ka bërë me dije Policia e Shtetit.
Këtë të premte janë bërë plotë 25 ndryshime në radhët e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit