Tronditet Tirana! Një person u ekzekutua pasditen e sotme te “Komuna e Parisit”. Viktima është Edmond Papaj 49-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 në një lokal në pronësi të V. Sh. në rrugën “Fadil Bodinaku”.
Kafja e fundit i mori jetën, personi me kapuç që “shenjëstroi” sarandjotin
Sipas policisë një person ende i pa identifikuar hyri brenda lokalit dhe qëlloi me armë zjarri pistoletë Papajn, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Hyri një person me kapuç dhe me armë, ndërron jetë në spital “shënjestra”