Ministri i Mbrojtjes i Malit, gjenerali Sadio Camara, raportohet se ka humbur jetën gjatë një vale sulmesh të koordinuara në disa zona të vendit.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik një ditë pas sulmit ndaj rezidencës së tij në qytetin ushtarak Kati, pranë kryeqytetit Bamako.
Sipas informacioneve, sulmet janë kryer në mënyrë të njëkohshme në disa pika strategjike, duke përfshirë edhe përdorimin e një makine-bombe në rezidencën e ministrit.
Autorët e dyshuar përfshijnë grupe të lidhura me rrjetin Al-Kaeda dhe fraksione rebele Tuareg.
Camara konsiderohej një nga figurat kryesore të administratës ushtarake që mori pushtetin pas grushteve të shtetit në vitet 2020 dhe 2021, dhe shpesh përmendej si një nga emrat më me ndikim në udhëheqjen aktuale të vendit.









