Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët akuzoi Edi Ramën se po ndërhyn në zgjedhjen e kryetarit të SPAK.
“Vijmë te tragjikomedia e paimagjinueshme që po ndodh me atë që duhej të ishte institucioni i shpresës së shqiptarëve, me SPAK-un.
Kurrë në histori, as në romanet e Markezit, nuk mund të gjesh një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që me ligj nuk kanë asnjë lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.
Asnjë lidhje nuk kanë.
Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK-ut? Ka vetëm dosjen e tij, sepse dosja e djegësave është dosje e një organizate kriminale, në të cilën ka firmosur Edi Rama.
Prandaj ai bën këtë figurë të turpshme, diskrediton totalisht nj organ, e asgjëson, në një kohë me ligj, kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet. Nuk ndërhyn dot në hetim te prokurori. Me Kushtetutë.
Beteja është surrealiste. Nuk ndodh kurrë”.