-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet aktorja e famshme iraniane gjatë protestave të mbajtura në vend

Kryesoret

Aktorja e famshme iraniane dhe aktivistja e zjarrtë për të drejtat e grave, Taraneh Alidusti u arrestua ditën e  sotme në Iran në mes të një proteste.

E njohur për rolet e saj në disa prej filmave të regjisorit Asghar Faradi, Tarane Alidousti ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj me postimet në Instagram për protestat, të cilat u ndezën nga vdekja më 16 shtator e Maksha Amini, një gruaje e re kurde iraniane e cila u arrestua për duke shkelur kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi për arrestimin por pa specifikuar se ku u arrestua ajo.

“Taraneh Alidusti u arrestua për veprimet e saj të fundit në publikimin e informacioneve dhe përmbajtjeve të rreme dhe për nxitjen e kaosit ”, njoftoi agjensia.

Aktorja 38-vjeçare u ankua tek autoritetet më 8 dhjetor për varjen e Mohsen Sekarit, i cili u ekzekutua pasi u akuzua për “luftë kundër Zotit” sipas ligjit islamik.

“Çdo organizatë ndërkombëtare që shikon këtë gjakderdhje pa reaguar është një turp për njerëzimin”, ka shkruar ai në Instagram.

Në nëntor, ajo kishte premtuar se do të qëndronte në vendin e saj, “të paguante çmimin” e nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e saj dhe të ndalonte punën për të mbështetur familjet e të vrarëve ose të arrestuarve gjatë protestave.

Disa figura të filmit iranian janë arrestuar nga autoritetet edhe para valës aktuale të protestave, duke përfshirë regjisorët Mohammad Rasulov dhe Jafar Panahi, të cilët janë ende në paraburgim.

Sipas autoriteteve gjyqësore, që nga mesi i shtatorit mijëra iranianë dhe rreth 40 të huaj janë arrestuar dhe më shumë se 2000 persona janë akuzuar në lidhje me protestat.

Gjithsej 23 burra u varën pasi u zbuluan se ishin të lidhur me trazirat.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit