Dy persona, Emiljan Nikolli dhe Agron Dani janë arrestuar nga policia në Krujë pasi rezultonin i shpallur në kërkim. Nikolli është dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje si dhe përndjekje të një të miture.
Nga na tjetër Dani është dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, falë përdorimit të inteligjencës informative dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale në fusha të ndryshme, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tyre, konkretisht:
– Emiljan Nikolli (Lleshaj), 27 vjeç, banues në Mamurras, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 22.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur;
-Agron Dani, 30 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin e datës 27.07.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në zonën e Krujës.