-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI- Arrestohet 45-vjeçari, po dërgonte 3 emigrantë drejt kufirit

Kryesoret

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në Gjirokastër, mëngjesin e kësaj të shtune. Ai u kap në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Mësohet se si arrestuari është Edmond Nezaj, i cili kishte në automjetin tip Benz, 3 emigrantë të paligjshëm.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 52″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.“- ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit