Ndriçim Gega, 33 vjeç është arrestuar nga Policia e Vlorës, këtë të shtunë. Ai u kap me disa doza kanabis dhe heroinë. Policia ka njoftuar se në total janë sekuestruar 94 doza me lëndë narkotike.
“Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi N. G., 33 vjeç, banues në lagjen “29 Nentori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 12 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe më pas i përgatiste në doza, në banesën e tij, me qëllim shitjen e tyre.” – ka njoftuar policia.