Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ka ndryshuar, pas kritikave që ajo i ka bërë për qëndrimet e tij ndaj Papës dhe refuzimit të saj për t’u angazhuar në luftën e SHBA-së në Iran.
Në një intervistë, Trump ka theksuar se Italia nuk e mbështeti SHBA-në në këtë çështje dhe ka shprehur pakënaqësi ndaj NATO-s, për mungesën e angazhimit të saj në këtë situatë.
“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na ka refuzuar për ndihmën me këtë situatë në Iran, nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, tha Trump. Ai shtoi gjithashtu se kishte kritika për NATO-n, duke thënë: “Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, nuk do të jenë me ne për një temë shumë më të madhe se Irani”.









