-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Franca pas aplikimit të Kosovës për në BE: Mbështesim perspektivën evropiane të Prishtinës

Kryesoret

Autoritetet franceze kanë reaguar pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë zyrtare bën me dije se shteti i dytë më i rëndësishëm brenda BE-së, mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

Nga ana tjetër ata kanë nënvizuar se kusht për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe arritja e një dialogu që ndihmon në qëndrueshmërinë e Rajonit.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë. Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit