Në njoftimin e publikuar nga policia bëhet me dije se autori 32-vjeçar Aurel Latifi i cili vuri flakën policisë së Elbasanit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ai kishte shkuar te zyrat e informacionit të policisë me një shishe benzinë dhe i vuri flakën dritares.
Zjarri është fikur menjëherë nga efektivët dhe kanë arrestuar autorin.
Momentalisht po punohet për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me rastin i cili ka kryer veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”.








