Lionel Messi kishte deklaruar se ky Botëror është i fundit në karrierën e tij dhe ai arriti të arrijë atë që kishte ëndërruar që fëmijë… të çojë Argjentinën në majën e botës, duke pushtuar brenda 15 muajve atë që të cilën kishte luftuar për gati 20 vjet.
Në verën e vitit 2021 Kupa e Amerikës dhe tani Kupa e Botës. Dhe ai vërtet sillej si një fëmijë i vogël duke folur me rrjetin televiziv Argjentinas TyC Sports…
“Më ka munguar ky trofe dhe tani është këtu në duart e mia… Është çmenduri, por është gjëja më e bukur që ekziston. Shiko sa e bukur është… e desha shumë. Zoti donte të ma jepte, e kisha parandjenjë se do t’ia dilnim, vuajtëm shumë, por ia arritëm.
“Të përfundoj karrierën time në këtë mënyrë, sepse janë padyshim vitet e mia të fundit që luaj, është diçka mbresëlënëse. Nuk mund të kërkoj asgjë më shumë. Faleminderit Zotit, ai më dha gjithçka. Pas kësaj, çfarë mund të pres? Arrita të fitoj Kupën e Amerikës, Kupën e Botës…”, ka pranuar “Pleshti”, por është kujdesur që të shpërndajë buzëqeshje tek të gjithë tifozët e Argjentinës duke shtuar me kuptim:
“Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të jem në kombëtare. Megjithatë, e sigurt është se dua të luaj edhe disa ndeshje me kombëtaren, si kampion bote. Tani mezi pres të jem në Argjentinë për të përjetuar nga afër gjithë këtë çmenduri që ekziston në atdhe.
🗣️ "MIRÁ LO QUE ES, ES HERMOSA. ¿SABÉS CUÁNTO LA VOY A BESAR?"
✍️ Firma: EL CAPITÁN
🎙️ @gastonedul#TyCSportsMundial pic.twitter.com/n4ZvVjKGGm
— TyC Sports (@TyCSports) December 18, 2022