-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Larje hesapesh mes bandave/ Të shtëna me armë në Greqi, ekzekutohet një shqiptar, plagosen dy të tjerë, mes tyre një grua!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, ku raportohet se ka pasur të shtëna armësh në sheshin ‘ Bea Smyrni’, si pasojë e të cilave ka mbetur një person i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, mes të cilëve edhe një grua.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas mediave greke, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai doli nga vendi ku ishte fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

I vdekuri dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte pronare e lokalit, e cila është plagosur lehtë.

Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh. Policia ka arritur të arrestojë autorin, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur gjithashtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit