-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Shikoni lotët e nënës së Messit dhe festimet e furishme të djemve të tij!

Kryesoret

Lionel Messi e kapi për dore Argjentinën dhe e çoi në Tokën e Premtuar që nuk është tjetër veçse fitimi i trofeut të Kupës së Botës.

Sapo arbitri polak Marciniak shfryu bilbilin e fundit, nëna e Messit, Celia Maria Cuccitini, “pushtoi” fushën e stadiumit Lusail Iconic dhe pasi shpërtheu në të qara përqafoi fort djalin e saj.

Nga afër, të dy djemtë e Messit që festuan me të suksesin e madh të Argjentinës.

Argjentina feston më në fund fitoren e kupës së Botës. Një triumf i ardhur me meritë dhe me shumë vuajtje, vetëm pas penalltive me Francën kombëtarja Albiceleste u shpall kampione.

120 minutat u mbyllën 3-3, të besuarit e Scalonit nuk falën nga 11-metërshat, duke marrë kështu trofeun në shtëpi.

Emocionet nuk kishin fund as në ceremoninë pas takimit. Messi ngre lart trofeun në qiell për herë të parë, titull ky i merituar për atë çka “pleshti” i ka dhënë futbollit.

VIDEO/ Messi ngre në qiell trofeun, Argjentina zyrtarisht kampione e Botës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit