-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Killeri i bëri “shoshë” me plumba! Këta janë dy shqiptarët që u vranë në Greqi

Kryesoret

Mediat kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve të vrarë mbrëmjen e djeshme në Greqi; Kreshnik Çerçizaj 41 –vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç. Kreshnik Çerçizaj njihej në zonë me emrin “Niko”.

Tragjike! Momenti i fundit kur shqiptari lutet për ndihmë pas plumbave (VIDEO)

Viktima e dytë Armando Ogranja, sipas mediave greke njihej si “kumbari” i lokaleve të natës. Pistat ku po hetohet është larja e hesapeve, gjobëvënie dhe drogë.

Një dëshmitar i pranishëm në vendin e ngjarjes, pra në lokal në momentin që u qëlluan dy shqiptarët tregoi skenat e tmerrit që pa me sy.

“Viktima ishte i njohur, të gjithë e njihnim se punonte si truproje dhe e njihnim si “Niko” (Kreshnik Çerçizaj). Vajza e plagosur ishte shefja e tij. E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca për ta marrë.

Njerëzit po bërtisnin kur autori qëllonte. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Kafja dhe sheshi ishin plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli” tha ai.

“Dëgjova 5-6 të shtëna. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie ”, tha një tjetër banor i zonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit