Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, kur shtëpia franceze e modës Louis Vuitton nisi fushatën e saj të re reklamuese, u bë një… rrëmujë pasi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u fotografuan duke luajtur shah.
Ajo foto bëri bujë me postimin e Cristiano Ronaldos në llogarinë e tij në Instagram duke grumbulluar 41,947,378 pëlqime deri më sot, rekord.
Postimi përkatës i Messit në llogarinë e tij mori 32,237,042, që e vendosi atë në vendin e 5-të, por tani kapiteni i Kombëtares së Argjentinës mban një tjetër rekord.
Postimi i tij pas triumfit të Albiceleste në finalen e Botërorit të futbollit, pas vetëm 17 orësh ka grumbulluar 43,381,554 pëlqime dhe tashmë është në vendin e parë, sa i përket postimeve të personaliteteve nga fusha e sportit.
Një paraqitje e frikshme, e ngjashme me atë që bëri asi i Paris Saint-Germain në Katar, por që kërcënon të thyejë rekordin e postimit më të pëlqyer në historinë e Instagramit në përgjithësi!
Numri magjik është 56,210,159 pëlqime që mori një foto me një… vezë në fillim të 2019-ës! A mendoni se ta thyejë? Duhen vetëm pak orë…