-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U vodhën 122 mld”, Berisha: Mjekët shqiptarë më të keqpaguarit në rajon

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me e Departamentin e Shëndetësisë ku tha se Rama në këto vite e ka kthyer sistemin e shëndetësisë pas dhe se mjekët shqiptarë janë më të papaguarit në rajon.

“Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të kishte një dyfishim të pagave, krahasuar me vitin 2013.

Nuk deklaroi dot se do të barazohen rrogat e mjekëve me Kosovën. Kolegët tuaj më Kosovë marrin një rrogë 2 herë më të madhe se ju këtu.

E kuptoj se vërtetë emigracioni është i pashmangshëm edhe për disa arsye, por ata që duan të mbajnë një sistem shëndetësie bëjnë gjithçka për të paguar e shpërblyer punonjësit e këtij sistemi.

Është reale që nga Italia, Çekia, Hungaria shkojnë në Gjermani, por është e vërtetë se Hungaria pikërisht për këtë shkak, dhe për një arsye tjetër, rrogat e mjekëve i disafishoi, duke lënë në këtë mënyrë një marzh shumë të vogël ndryshimi, vetëm e vetëm që ti qëndronte sistemi në këmbë.

Nëse ne duam ta mbajmë këtë sistem, ne sigurisht nuk mund ta mbajmë me emulacion. Ne do ta mbajmë me shpërblim dhe kushte.

Por kur përdor buxhetin për të pasurua veten dhe ministrat, kur firmos për 3 djegësa 420 milione euro dhe asnjëri nuk është në punë, e dy nuk ekzistojnë fare, kur vepron, gjithçka në kundërshtim me ligjet, duke çelur derën e grabitjes së pasurisë dhe buxhetit, atëherë nuk mbetet për rroga.

Kur e shndërron administratën në një makineri vjedhjeve, sepse vjedh kryeministri, nuk mbetet gjë. Ju mund të ju duket dhe shtroni me të drejtë pyetjen se si mund të vidhen dhe shpërdorohen 122 miliardë lekë në 9 muaj.”

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit