Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve një natë më parë në Athinë. Sipas mediave greke, shqiptarët e vrarë janë të moshës 41 dhe 44 vjeç, ndërsa dyshohet se të dy kanë të shkuar të errët kriminale.
Emrat e viktimave ende nuk janë publikuar, por raportohet se 41-vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje, ndërsa viktima tjetër ka qenë i skeduar për trafik droge. Dyshohet se vrasja e tyre ka ndodhur për larje hesapesh.
Mediat greke thonë se autori i krimit mendohet të jetë një vrasës profesionist, pasi ai ka qenë i saktë në mënyrën si ka kryer krimin.
Në videot e bëra publike, shihet një person tepër gjakftohtë, i cili afrohet pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarët dhe i qëllon ata për vdekje.
Njëri vdiq në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital. Plumbat kanë prekur edhe një vajzë 31-vjeçare, e cila nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ajo u transportuar në spital.
Vrau dy shqiptarët në mes të Athinës, autori mbante maskë kirurgjikale dhe kapuç!
Autori ishte i veshur me të zeza dhe mbante në kokë një kapuç, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me një maskë kirurgjikale.