-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, njëri prej tyre ishte bodyguard në klubin e natës ku ndodhi ngjarja!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një klub natë në Athinë, ku pas një sulmi me armë kanë mbetur të vdekur dy shqiptarë. Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ngjarja.

Një nga viktimat rezulton bodyguard klubesh nate në zonë. Person që funksiononte në rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Vrau dy shqiptarët në mes të Athinës, autori mbante maskë kirurgjikale dhe kapuç!

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh.

Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh.

Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 44 vjeç. 41-vjeçari ishte viktima e parë e raportuar, ndërsa personi tjetër ishte miku i tij me të cilin ishin ulur në të njëjtën tavolinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit